Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli asiston në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli ka vazhduar me paraqitje të mira për skuadrën e Reimsit në elitën e futbollit francez.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll ka asistuar në fitoren e skuadrës së Reimsit kundër Nantesit, 3:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 15-të.

Zeneli asistimin e bëri në minutën e 75-të të ndeshjes për sulmuesin Mathieu Cafaro.

Për futbollistin e Kosovës ishte asistimi i dytë në 11 ndeshje të kampionatit francez sa ai ka luajtur.

Si Zeneli ashtu edhe Valon Berisha, në këtë duel luajtën 82 minuta.

Me këtë fitore Reimsi largohet nga zona e rrezikshme. Në 15 ndeshje ka 13 pikë të grumbulluara.

Në xhiron e kaluar, Zeneli 25-vjeçar ka shënuar gol të bukur në humbjen kundër Brestit në udhëtim, 2:1.

Bersant Celina ndërkohë me skuadrën e Dijonit luajti për 90 minuta në humbjen si vendës nga Lille, 2:0.

Artikuj të ngjashëm