Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zekirija Ramadani merr drejtimin e Feronikelit

Feronikeli ka njoftuar se Zekirija Ramadani ka marrë drejtimin e skuadrës.

Ish-trajneri i Feronikelit rikthehet në Drenas për të zëvendësuar Sulejman Starovën, që u shkarkua sot.

“Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh. Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit. Ne i dëshirojmë suksese trajnerit tonë të ri dhe mbesim me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.