Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Ramadani nuk është më trajner i Feronikelit

Foto: Koha

Trajneri i KF Feronikelit, Zekirija Ramadani, nuk do të drejtojë më kampionin e Kosovës.

Ky njoftim është bërë i ditur nga vetë klubi i Drenasit përmes uebfaqes zyrtare, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i plotë i Feronikelit:

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Edhe Tifozët e Niklit nuk e presin mirë largimin e Ramadanit Sport Tifozët e Niklit nuk e presin mirë largimin e Ramadanit

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s”.