Feronikeli ka njoftuar se Sulejman Starova nuk do të mbajë më pozitën e kryetrajnerit.
Klubi nga Drenasi ka thënë se e ka shkarkuar Starovën pas rezultateve të dobëta me klubin.
“Në interes të klubit tonë është që të luftojmë për titull dhe të jemi konkurrentë të denjë për të gjitha skuadrat e Superligës, ashtu siç kemi qenë vite me radhë, andaj duhet eliminuar çdo dyshim që mund të na vështirësojë luftën tonë për titull”, thuhet në njoftimin e Feronikelit që ka falënderuar Starovën për kontributin e dhënë.
Pas tri xhirove të para këtë edicion, Feronikeli ka një fitore dhe dy barazime.
Ditë më parë u përfol se në vend të Starovës mund të vijë Zekirija Ramadani.
Artikuj të ngjashëm