Futbollisti Agim Zeka ka debutuar me humbje te skuadra portugeze Varzim.
Zeka në fushë u inkuadrua në minutën e 82-të te Varzimi që të dielën pësoi disfatë nga Guimares B, në kuadër të javës së 20-të të “Segunda Liga”, që i bie Liga e Dytë e Portugalisë, shkruan “Koha Ditore”.
Te kjo skuadër u transferua pak ditë më parë nga skuadra e dytë e Lille të Francës. Varzim, që është në luftë për ekzistencë, zë vendin e 17-të me 21 pikë.