Mesfushori Kamer Qaka, që së fundi debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë, po kërkohet në Portugali prej ekipeve Sporting dhe Braga, kanë njoftuar të hënën mediumet rumune.
Qaka 22-vjeçar, aktualisht luan në Rumani te Poli Iasi, ekip më të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2019. Interesimin nga ekipet portugeze e ka konfirmuar edhe presidenti i ekipit nga Rumania, Adrian Ambrosie, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy i fundit ka lënë të hapur mundësinë e largimit të Qakës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, nëse ekipet portugeze ofrojnë dëmshpërblim deri në një milion euro.
"Përfaqësuesi i lojtarit na ka njoftuar se është në negociata me klubet e mëdha të Portugalisë, Braga dhe Sporting. Nëse oferta është e mirë për klubin tonë, atëherë Qaka mund të largohet", është shprehur Ambrosie.
Mesfushori Qaka para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit rumun nga ai norvegjez Kristiansund, por karrierë ka bërë edhe te Sarpsborgu, Honefossi e Raufossi.
Ai javën e shkuar debutoi edhe me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë në fitoren 3:2 ndaj Turqisë, miqësore që u zhvillua në Antalya.
Ai këtë edicion ka 16 paraqitje në kampionatin rumun.