Gazeta e madhe franceze, "Le Parisien", ka shkruar të enjten mbrëma se Llapi i Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Një institucion i hetimeve në Francë ka shkruar të enjten se ka të arrestuar dhe janë hapur hetime lidhur me kurdisjen e rezultateve në katër ndeshje të Superligës.
Mediat franceze fillimisht nuk kanë përmendur emrin e ekipit, por Le Parisien ka shkruar se bëhet fjalë për Llapin e Podujevës. Sipas Le Parisien, rrjeti i të përfshirëve është i madh, ndërsa janë edhe anëtarë të stafit drejtues dhe teknik të Llapit, si dhe disa lojtarë të kësaj skuadre.
Bastorja e njohur “bWin” kishte njoftuar konsumatorët për këtë dhe u kishte pezulluar edhe llogaritë.
FFK-ja ka thënë se nuk është në dijeni për shkrimet në Francë, ndërsa nga MKRS-ja kanë thënë se janë njoftuar dhe se një Këshill kundër Dhunës po merret me rastin.
-
Llapi thotë se lajmet për kurdisje po bëhen për ta njollosur emrin e klubit
-
Raporti i Interpolit përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar
-
Reagime të zakonshme për akuza të jashtëzakonshme
-
Llapi mundohet t'i lërë prapa akuzat, thotë se fokusin e ka te ndeshja me Prishtinën
-
Ministria e Sportit konfirmon hetimet për dyshimet për kurdisje në Superligë