Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka marrë një lajm të mirë në prag të derbit me Interin, ndeshje që luhet të dielën në kuadër të Serie A.
“Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se mesfushori zviceran Denis Zakaria është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Interit.
Në fakt, Zakaria të mërkurën është aktivizuar në miqësoren ndaj ekipit Pro Sesto që përfundoi me rezultatin 1:1.
Zakaria, i cili iu bashkua Juventusit në janar, pësoi lëndim të muskulit të këmbës më 21 shkurt dhe i ka munguar Juventusit në pesë ndeshjet e fundit.
25-vjeçari ka shënuar një gol në pesë paraqitje me ekipin italian në të gjitha garat.