Skuadra e Juventusit ka konfirmuar se mesfushori Denis Zakaria do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për tri javë për shkak të lëndimit. Zakaria u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Empolit pasi e lëndoi muskulin e këmbës.
Pas kontrollimeve shtesë, është konstatuar se zvicerani nuk do të mund të kthehet në fushë deri në fund të muajit tjetër. 25-vjeçari iu bashkua Juventusit muajin e shkuar nga Borussia Moenchengladbachu dhe me ekipin italian ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol.
Zakaria bëhet lojtari i nëntë i Juventusit që është aktualisht i lënduar. Të lënduar janë edhe Paulo Dybala, Alex Sandro, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Weston McKennie, Kaio Jorge e Federico Chiesa.