Paraqitje në All-Star. Shumë çmime “MVP” dhe shumë tituj kampioni. Fillestari i Atlanta Hawks, Trae Young i do të gjitha.
`Dhe nëse stinori i tij debutues në NBA është ndonjë shenjë për të ardhmen, atëherë qielli është limiti për të. Si një fillestar 20-vjeçar në NBA dhe titullar nga dita e parë, Young kaloi vështirësitë qysh në javët e para të stinorit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai realizoi vetëm 19.8 për qind të tentimeve për tri pikë gjatë nëntorit, mesatare shumë e dobët për dikë që njihet shuter i madh. Atlanta Hawks po humbiste ndeshje. Dhe më e keqja, lojtari që ishte dhënë nga Atlanta Hawksi për të marrë në shkëmbim Youngun, në natën e draftit të NBA-së, po dominonte.
Mirëpo, Young kurrë nuk bëri panik dhe nuk humbi besimin në lojën e vet. Kjo i bëri mirë. “Të qëndroja me atë që më ka sjellë në këtë pikë, të qëndroja afër me familjen, kjo më ndihmoi për të kaluar çdo gjë që kalova nëpër kolegj, të sigurohesha që të mbesja ai që jam vërtet“, ka thënë Young.
Në natën e draftit të NBA, Atlanta Hawksi shkëmbeu sllovenin Luka Donçiq (zgjedhjen e tretë në draft) duke e dërguar te Dallas Mavericksi për Youngun (zgjedhjen e pestë në draft), një lojtar që kishte shkëlqyer në Universitetin e Oklahomas.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)