Sport

Rritja meteorike e Luka Donçiqit

Në një kohë tjetër, Trae Young do të ishte “një mrekulli” në NBA. Ai do të vinte si një “rookie” i merituar duke ndjekur një sezon në NBA, të denjë për ndeshjen “All-Star”. Për të siguruar të gjithë, Young është shumë i mrekullueshëm edhe në këtë kohë. Ai kishte llojin e sezonit “rookie” që normalisht fiton nderimet më të larta, dhe ai po bën një hap të rëndësishëm drejt vitit të dytë. 21-vjeçari Young këtë edicion po luan me mesatare prej 27 pikëve për ndeshje te Atlanta Hawks dhe ai tashmë po krahasohet me Stephan Curryn për saktësinë e tij nga distanca.

Por, pavarësisht gjithë kësaj, Young nuk mund të jetë kurrë aq i mirë sa të lërë në hije basketbollin 201 centimetërsh të Dallas Mavericks, sllovenin Luka Donçiq. Në këtë udhëtim kozmik të veçantë, është Donçiq ai që po vazhdon mbretërimin e tij edhe këtë sezon, duke lënë në hije të gjithë “rookiet” e tjerë. Me paraqitjet aktuale, Donçiq po paralajmëron të gjithë se ky është edicioni i tij. Edhe pse nuk i ka as 100 ndeshje në karrierën e tij në NBA, 20-vjeçari tashmë duket si një nga lojtarët më të mirë në kampionat, duke arritur rezultate historike pavarësisht moshës së re, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimi i mahnitshëm i Donçiqit këtë edicion e ka katapultuar atë në kandidatin kryesor për çmimin MVP. Në fillim të këtij muaji, Donçiq u bë lojtari i parë që nga legjenda Oscar Robertson që mesatarisht ka të paktën 30 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime gjatë 16 ndeshjeve të para të sezonit. Asnjë lojtar tjetër nuk ka më shumë “triple-double” me të paktën 30 pikë para moshës 21-vjeçare në historinë e NBA-së. Sipas vlerësimeve për kontributin e përgjithshëm të lojtarëve, Donçiq është lojtari i dytë më i mirë në kampionat pas MVP-së në fuqi, Giannis Antetokounmpo.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)