Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Donçiq mungon deri në fund të stinorit të rregullt

Luka Donçiq

Ylli i Los Angeles Lakersit, Luka Donçiq, do të mungojë deri në fund të stinorit të rregullt në NBA pas lëndimit muskulor.

Slloveni 27-vjeçar në muajin mars u bë lojtari i 10-të në histori të NBA-it që i shënon 600 pikë brenda një muaji.

Por ai do të mungojë në pesë ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt.

Donçiqi në këtë sezon i ka realizuar 2143 pikë, me mesatare prej 33.5 pikëve për ndeshje.

Të premten pas mesnate në NBA, Cooper Flagg regjistroi histori.

Ai u bë tinejxheri i parë në historinë e NBA-it që i shënon mbi 50 pikë brenda një ndeshjeje.

Edhe Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit Basketboll 8 muaj më parë Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit

19-vjeçari Flagg i realizoi 51 pikë për nuk i mjaftuan Dallas Mavericksit që ta shmangë humbjen nga Orlando Magic, 138:127.

Ishte humbja e 14 rresht në shtëpi për Dallasin.