Trae Young ka shënuar në sekondat e fundit në fitoren që Atlanta Hawks e arriti kundër Miami Heatit në serinë e raundit të parë të plejofit në ligën NBA.
Young realizoi 4.4 sekonda pa përfunduar ndeshja për t’i dhënë fitoren Atlantas 111:110 dhe e ngushtoi serinë në 2:1 në Konferencën e Lindjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni në fuqi i ligës NBA, Milwaukee Bucks, mposhti Chicago Bullsin 111:81 dhe krijoi avantazh 2:1 në seri.
Phoenix Suns po ashtu ka avantazhin 2:1 ndaj New Orleans Pelicans. Suns fitoi 114:111, pavarësisht mungesës së Devin Booker. Chris Paul realizoi 28 pikë, 19 prej të cilave në çerekun e katërt. Ndërkohë, Deandre Ayton shtoi edhe 28 pikë të tjera dhe 17 kërcime, duke e lënë nën hije paraqitjen mbresëlënëse të Brandon Ingram, që shënoi 34 pikë.