Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phoenix Suns vazhdon formën e mirë, mposht Knicksin

Deandre Ayton shënoi 26 pikë, Chris Paul kontribuoi me 17 pikë e 11 asistime dhe Phoenix Suns qëndron në kërkim të rekordit të madh në ligën NBA.

Në duelin e fundit të zhvilluar të premten në mbrëmje, Sunsi mposhti New York Knicksin me rezultatin 128:105.

Sunsi e befasoi Knicksin duke marrë avantazhin 90:88 në çerekun e katërt duke shënuar katër pikë në më pak se një sekond.

Torrey Craig shënoi pas dështimit të Devin Booker 0.8 sekonda para fundi, ndërsa Cameron Payne vodhi topin dhe shënoi menjëherë.