Në "Rio 2016", Yona Knight-Wisdom u bë sportisti i parë xhamajkan që mori pjesë në garat e zhytjeve në ujë në Lojërat Olimpike. Por ky ishte vetëm fillimi. Ai tash ia ka vënë syrin medaljes në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio dhe nuk po i lë asgjë rastit.
Knight-Wisdom është lindur në Leeds të Britanisë së Madhe më 12 maj të vitit 1995, nga babai xhamajkan dhe nëna nga Barbadosi, shkruan sot Koha Ditore.
Prindërit e tij e dërguan atë në një klub lokal të notit si nëntëvjeçar dhe kjo ia ndryshoi jetën.
"Unë po shikoja garat në Lojërat Olimpike të vitit 2004 në Athinë. Vetëm sa kisha nisur me zhytjet në ujë dhe i pashë Leon Taylorin dhe Peter Waterfieldin duke fituar të argjendtën në garën e kërcimeve nga dhjetë metra në sinkron. Pasi pashë ata nisa t'i thosha vetes se mund të shkoja në Lojërat Olimpike", shpjegon Knight-Wisdom.
Në rrugën për t'u bërë sportist elitar, në vitin 2012 ai zgjodhi të përfaqësonte vendin e babait të tij, Xhamajkën. Në këtë vend sporti i kërcimeve në ujë nuk është i zhvilluar. Xhamajka njihet për atletët e shpejtë dhe për medaljet e shumta nga botëroret e Lojërat Olimpike në këtë sport. Është shtëpia e sprinterit më të mirë të të gjitha kohërave, rekordmenit të botës Usain Bolt. Dhe Yona Knight-Wisdom është i vendosur të shkruajë historinë e vet sportive.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)