Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli zyrtarizon lojtarin e parë të huaj

Golden Eagle Ylli ka bërë përforcimin e parë të huaj. Kampioni i Kosovës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendrën boshnjake Ismet Sejfiq.

33-vjeçari edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës Podgorica.

Sezonin e shkuar Sejfiq luajti me një mesatare prej 11.9 pikëve dhe 7.2 kërcimeve për ndeshje.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të zyrtarizohen edhe basketbollistë të tjerë.

Ylli për herë të parë do të marrë pjesë në gara evropiane, ku më 21 shtator do të përballet me Benfican e Portugalisë në çerekfinalet kualifikuese për Ligën e Kampionëve në basketboll.

Artikuj të ngjashëm