Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli shkëput kontratën me Sejfiqin

Basketbollisti nga Bosnjë e Hercegovina, Ismet Sejfiq më nuk është pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Ekipi nga Suhareka ka njoftuar të premten se ka shkëputur kontratën me Sejfiqin me marrëveshje të dyanshme dhe kërkesën e lojtarit.

Sejfiq iu bashkua Yllit para fillimit të këtij sezoni, ndërsa ka luajtur me një mesatare prej shtatë pikëve dhe katër kërcimeve për ndeshje.