Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli xhamajkan Bailey po përfaqëson vendin në mënyrën e tij

Leon Bailey ka përfaqësuar Xhamajkën në skenën ndërkombëtare që nga mosha 12-vjeçare, të paktën në mënyrën e tij.

Ai mund të mos ketë luajtur kurrë për vendin e tij. Ai mund të akuzohet për mungesë të patriotizmit, pasi nuk mund të garantojë se do të luajë ndonjëherë ndeshje zyrtare për Xhamajkën, shkruan Koha Ditore.

Por derisa ai përshkruan rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm e të gjatë nga kryeqendra e Xhamajkës, Kingstoni e deri te Bayer Leverkuseni në Bundesligë dhe tek arritja e statusit të yllit, ai e bën plotësisht të qartë - së paku në sytë e tij mund të shihet - se ndien për vendin e tij. Bartja e fanellës nuk është mënyra e vetme për të valuar lart flamurin e vendit tënd.

Gjatë dy vjetëve të fundit, së pari te KRC Genk në Belgjikë dhe tash te Leverkuseni, Bailey 20-vjeçar ka dalë në skenë si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit, i shquar për shpejtësinë e madhe dhe shkathtësitë e shumta... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)