Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon Baileyn

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mesfushorin e krahut të Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Bailey, 20-vjeçar, këtë edicion ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në Bundesligë.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Te Reali shihet si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Edhe Trajneri i Bayernit e dëshiron yllin e Real Madridit Futboll 5 muaj më parë Trajneri i Bayernit e dëshiron yllin e Real Madridit

Bailey te Leverkuseni është transferuar në janar të vitit të shkuar nga Genku për 13.5 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2022.

Ai ka një paraqitje me Përfaqësuesen U-23 te Xhamajkës, kurse interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe skuadra e Bayern Muenchenit.