Klubi suharekas i basketbollit, Golden Eagle Ylli ka vazhduar kontratën me trajnerin malazez, Dragan Radoviq. Radoviq ka drejtuar Yllin në edicionin e kaluar, ndërsa në Kosovë vlerësohet lartë për punën e bërë.
Ylli ka paralajmëruar një vit të vështirë, por ka bërë të qartë se do të ketë synime të mëdha. Ylli ka paralajmëruar edhe fillimin e përforcimit me lojtarë.
Kjo me gjasë është lëvizja e parë e skuadrave të basketbollit për edicionin e ri. Superliga në basketboll ishte ndërprerë pas paraqitjes së koronavirusit, ndërsa nuk është shpallur kampioni.