Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Radoviq

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Dragan Radoviq.

Ylli pësoi dje me 20 pikë dallim, 96:76, nga Rahoveci.

Ylli zë vendin e dytë në renditje me katër fitore e dy humbje. Kryeson Peja me gjashtë fitore e një humbje.

“Pas diza rezultateve të pafavorshme për ne, klubi ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Dragan Radoviq. Golden Eagle Ylli e falënderon për angazhimin dhe emocionet e dhuruara vitin e kaluar dhe i uron suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit, ndërsa është thënë se së shpejti do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri.

Artikuj të ngjashëm