Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli është ndarë të hënën mbrëma me trajnerin turk, Fatih Gezer.
Ylli po lufton për titull, por rezultatet nuk i ka pasur ato që priteshin.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi shkëputur marrëveshjen me trajnerin Fatih Gezer. Golden Eagle Ylli e falënderon dhe i uron sukses në të ardhmen”, ka njoftuar Ylli.
Trajnerin e ri suharekasit e prezantojnë nesër.
Ylli e nisi edicionin me malazezin Dragan Radoviq, ndërsa do ta përfundoj me një trajner të tretë.
Me largimin e Gezerit vetëm konfirmohen zhvillimet e shumta e të papritura në skuadrat e basketbollit. Lëvizje priten edhe në skuadra tjera. Zhvillimet po janë ashtu si rezultatet – të papritura.