Sport

Ylli shumë i fortë për Prizrenin-16

Golden Eagle Ylli e ka konfirmuar pozitën e parë në pjesën e rregullt të sezonit në Ligën Unike.

Në ndeshjen e xhiros së 14-të, të luajtur të enjten në Prizren, Ylli ka triumfuar me rezultatin bindës 95:68.

Me këtë fitore, Ylli futet në garat e plejofit të Ligës Unike nga pozita e parë, pasi pjesën e rregullt e ka mbyllur me 27 pikë të mbledhura pas 14-të xhirove. Për Yllin, kjo ishte fitorja e 13-të, ndërsa Prizreni-16 që ka tubuar 22 pikë, regjistroi humbjen e gjashtë karshi tetë fitoreve.

Pesë basketbollistë të Yllit, e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore ndaj ekipit prizrenas. Më i dalluari ishte Chris Harris me 28 pikë e 20 kërcime, i ndjekur nga Malcolm Grant (17), Erjon Kastrati (16), Henrik Shirko (14) e Mikaile Tmushiq (12). Te Prizreni-16 vetëm Darrell Da vis e Xavier Cannefax ishin me pikë dyshifrore. Davis realizoi 26 pikë, ndërsa Cannefax 15 sosh.