Golden Eagle Ylli është përforcuar me një basketbollist shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për Rrezart Memedin, i cili së fundi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
20-vjeçari është zhvilluar te Shkupi.
“Rrezarti vitin e kaluar luajti me mesatare prej 15 minuta. Pati 6 pikë, 1 kërcim, 1 asistim për ndeshje. Kishte saktësi për 3 pike prej 43 %”, shkruan në njoftimin e KB Golden Eagle Yllit.