Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i kërkon falje Rahovecit për fyerjen raciste

Derbi i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Yllit dhe Rahovecit nuk ka kaluar pa fyerje e ofendime.

Tifozët e Yllit “Xhebrailat” në këtë takim kanë bërë fyerje raciste ndaj Rahovecit duke shpalosur në tribunë një pankartë me mbishkrimin “Rahovec = Made in Bugaria”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E për këtë veprim të “Xhebrailave” ka reaguar KB Rahoveci, që ka dënuar ashpër këtë sjellje të tifozëve nga Suhareka, dhe njëkohësisht ka kërkuar nga FBK-ja që të ndërmarrë masa. Klubi nga Rahoveci ka kërkuar gjithashtu nga Ylli që të distancohet nga kjo sjellje e tifozëve të tij.

Ndërkaq sot, klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, ka lëshuar një komunikatë për media përmes së cilës tregoi që bordi i këtij klubi dënon ashpër çdo baner fyes ndaj tifozëve mysafirë. Po ashtu, bordi me këtë rast kërkon falje ndaj të gjithë tifozëve rahovecas dhe premton se raste të tilla nuk do të ndodhin.

“Komunikatë

Në ndeshjen e luajtur KB Golden Eagle Ylli-Rahoveci java e XVI, tifozët Xhebrailat kane shpalosur nje baner i cili ka irritur tej mase gjithe tifozet sportdashes te Suharekes . Ne takimin e bordit te KB Golden Eagle Ylli-t te mbajtur sot me date 22/01/2018 reagon dhe denon ashper qdo baner fyes ndaj tifozeve musafire dhe distancohet nga ky veprime . Me kete raste kerkojm ndjese ndaj te gjithe tifozeve Rahovecas dhe premtojm qe nuk do te perseriten skena te tilla. Shpresojm qe Sporti do te mbizotroje mbi te gjitha dhe te merret parasyesh sjellja shembullore e tifozeve Suharekas ne keto 4 vite ne Superlige .

Me Respekt bordi i KB Golden Eagle Ylli-t”, shkruan në komunikatën e KB Golden Eagle Ylli.

Image