Derbi i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Yllit dhe Rahovecit nuk ka kaluar pa fyerje e ofendime.
Tifozët e Yllit “Xhebrailat” në takimin e djeshëm kanë bërë fyerje raciste ndaj Rahovecit duke shpalosur në tribunë një pankartë me mbishkrimin “Rahovec = Made in Bugaria”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për këtë veprim të “Xhebrailave” ka reaguar KB Rahoveci, që ka dënuar ashpër këtë sjellje të tifozëve nga Suhareka, ndërsa ka kërkuar nga FBK-ja që të ndërmarrë masa.
Klubi nga Rahoveci ka kërkuar gjithashtu nga Ylli që të distancohet nga kjo sjellje e tifozëve të tij.
“Bordi i KB Rahoveci dënon fuqishëm sjelljet e djeshme të tifozëve të Suharekës në ndeshjen ndaj Yllit. Shfaqja e transparenteve ofenduese është tregues i madh i nivelit të kulturës së tifozerisë nga Suhareka. KB Rahoveci ka marrëdhënie të shkëlqyera me kryesinë e KB Yllit dhe e falënderojmë për mikpritjen e djeshme, mirëpo kërkojmë distancim nga aktet e djeshme dhe marrjen e masave ndaj tifozëve të tyre që të mos përsëriten më sjellje të tilla që nuk i ngjajnë aspak sjelljeve sportive”, thuhet në postimin e KB Rahovecit.
Më tutje KB Rahoveci shkruan se, “Njëkohësisht KB Rahoveci kërkon nga drejtuesit e FBK-së që ishin dje prezent në ndeshjen të analizojnë këto sjellje dhe të marrin masa konform rregullave”.
Ylli dje fitoi derbin ndaj Rahovecit me rezultat prej 99-86.
