Numri i tifozëve nëpër palestrat e basketbollit ka rënë dukshëm këtë stinor, bashkë me cilësinë e skuadrave të Superligës.
E gjithë kjo si pasojë e krizës së madhe financiare që ka kapluar ekipet tash e sa kohë, përfshirë edhe ato që llogariteshin deri tash të mëdha,shkruan Koha Ditore..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor edhe ata pak tifozë, me veprimet e tyre, vlerësohet se po e fundosin më shumë dikur sportin më të popullarizuar në vend.
Të hënën, klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është distancuar nga veprimi që bën tifozët e vet në ndeshje me Rahovecin, e zhvilluar të shtunën në "13 Qershori" Suharekës.
Ylli u ka kërkuar falje tifozëve të Rahovecit për panon e shpalosur në tribuna ku shkruante: "Rahovec = Made In Bulgaria". Ylli, përmes një postimi në "Facebook" ka ftuar edhe tifozët e vet t'u kërkojnë falje atyre të Rahovecit.
Klubi Rahoveci menjëherë pas ndeshjes, të cilën e humbi, dënoi aktin e tifozëve vendas dhe kërkoi nga skuadra e Yllit të distancohet, gjë që ndodhi, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës kërkoi marrjen e masave... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)