Një ditë pas humbjes nga Sigal Prishtina, skuadra e Golden Eagle Yllit ka reaguar duke u forcuar nën kosh.
Ekipi nga Suhareka, të hënën ka prezantuar qendrën Anthony Lee, të gjatë 206 centimetra. Në njoftimin e Yllit, thuhet se Lee ka përvojë të madhe në basketbollin ndërkombëtar, ku ka luajtur për ekipet si Panionios dhe PAOK në Greqi.
Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në nivelin e dytë të Spanjës te skuadra Almansa. Vitin e shkuar, Lee ishte pjesë e skuadrës nga Argjentina, Comunicaciones Mercedes dhe ka luajtur me një mesatare prej 11 pikëve për ndeshje. Karrierë, ka bërë edhe në Estoni, Izrael, Lituani e Turqi. Ndërsa, së fundmi ishte te skuadra nga Kili, Esnanyol Osorno ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe kishte një mesatare prej 16 pikëve e 10 kërcimeve.