Fundori amerikan, Alonso Verge Jr, është përforcimi më i ri i skuadrës së Golden Eagle Yllit. Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës në basketboll, e ka prezantuar amerikanin Verge të martën.
Basketbollisti i gjatë 190 centimetra, ka firmosur kontratë me Yllin për pjesën e mbetur të këtij edicioni dhe pritet të debutojë këtë fundjavë kundër Trepçës. Verge para se ti bashkohet Yllit, ka bërë karrierë edhe në Katar, Poloni e Greqi.
Së fundmi, ka qenë pjesë e ekipit elitar të Greqisë, Apollon ku ka luajtur me një mesatare prej 13 pikëve, 4 kërcimeve e 7 asistimeve për ndeshje. Aktualisht, Ylli është i treti në tabelë me 21 pikë të mbledhura, ku pas 13 xhirove të zhvilluara në Superligë ka regjistruar 8 fitore karshi 5 humbjeve.