Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton ngushtë ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli i luajtur të shtunën në Suharekë, është mbyllur me rezultatin 78:74 në të mirë të ekipit vendas. Me këtë fitore, Ylli ngritët në kuotën e 44 pikëve derisa Peja ka tri më pak.

Qendra amerikane Lg Gill ishte më efikasi te Ylli në këtë fitore pasi ndeshjen e mbylli me 16 pikë e tetë kërcime. Te Ylli, lojë të mirë treguan edhe Valon Bunjaku (15), Erjon Kastrati (13) e Gëzim Morina (13).

Në anën tjetër, te Peja, amerikanët Leroy Dendy e Brandon Walter mbyllin duelin me “double-double”. Dendy pati 18 pikë e 12 kërcime derisa Walter shtoi 17 pikë e 15 kërcime por që nuk mjaftuan për fitoren e Pejës.