Ylli ka arritur fitore tejet të rëndësishme në Rahovec në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll për të “blinduar” pozitën e dytë në tabelë.
Skuadra nga Suhareka fitoi sot si mysafir në derbin e kësaj xhiroje me rezultat minimal 61:62.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tabelën e Superligës, Ylli ka 41 pikë në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri Prishtina. Rahoveci mbetet i treti me 39 pikë. Deri në fund të sezonit të rregullt kanë mbetur edhe katër ndeshje me Yllin që në play-off duket se do të hyjë si nënkampion.