Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton ndeshjen dramatike me Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli ka hasur në shumë vështirësi për të shënuar fitoren e 15-të rresht. Të dielën mbrëma në Suharekë, Ylli fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me shifrat 79:76. Por skuadra kampione te fitorja erdhi vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave. Madje në aksionin e fundit.

Vëllaznimi ka udhëhequr për kohë të gjatë, kurse vendasit janë kthyer gradualisht dhe kanë dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Edhe vazhdimi prej pesë minutave ishte interesant. 33 sekonda para fundit, Gëzim Morina shënoi për 75:71 në të mirë të Yllit. 18 sekonda para fundit, Rashun Davis shënoi dy gjuajtje të lira për 77:71.

Jahii Karson i Vëllaznimit shënoi për 77:74 kur mbetën 13 sekonda deri në fund. Ylli realizoi për 79:74 përmes Henrik Shirkos kur mbetën 13 sekonda, ndërsa më pas realizoi Damante Dodd i Vëllaznimit për 79:76. Në fund gjakovarët e humbën rastin për të gjuajtur për tri pikë.

Bashir Ahmed ishte më efikasi te Ylli. Ai realizoi 19 pikë, ndërsa i kishte edhe pesë kërcime. Shirko i kishte 16 pikë, ndërsa Morina kontribuoi me 13 pikë. Valon Bunjaku realizoi dhjetë asistime e gjashtë kërcime.

Damonte Dodd i Vëllaznimit kishte ndeshje të madhe. Realizoi 14 pikë e plot 24 kërcime. Carson i kishte 17 pikë.

“Asnjë ndeshje nuk e vlerësoj të lehtë, ndoshta lojtarët. Kemi pasur shumë gabime. Kemi luajtur shumë keq dhe kemi fituar. Kemi shfaqur karakter pra”, ka thënë trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq. Yllin tani e pret ndeshja me Trepçën në Mitrovicë.

Edhe Ylli fiton ndeshjen interesante me Vëllaznimin Sport 2 v. më parë Ylli fiton ndeshjen interesante me Vëllaznimin

“Nuk mund të luajmë kështu në ndeshjet tjera. Prishtina dhe Trepça janë dy ekipet më të mira. Por nuk i dihet. Nëse luajmë si sonte do të jetë ndeshje e lehtë për Trepçën”, ka shtuar trajneri boshnjak.

Ylli udhëheq në tabelë me 34 pikë. Ka 15 fitore e katër humbje. Vëllaznimi ka pësuar humbjen e 12-të, ndërsa i ka edhe shtatë fitore. Bilanc të njëjtë ka edhe Ponte Prizreni. Këto dy skuadra pritet të luftojnë për pozitën e gjashtë që dërgon në plejof.

“Kemi humbur dy gjuajtje para se ndeshja të shkonte në vazhdime. Kemi luftuar, ishim të fokusuar. Mbrojtja ishte gati e përkryer. Në përgjithësi, kjo është ndeshja e dytë më e mirë e jonja. Kemi edhe nëntë ndeshje dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Është afër pozita që dërgon në plejof, por do të shohim. Duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka thënë trajneri i Vëllaznimit, kroati Josip Plantak.