Ylli britanik i boksit profesionist, Kell Brook, ka marrë një frakturë në gropën e syrit të majtë të shtunën mbrëma, në meçin që e humbi nga amerikani Errol Spence.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Brookut, Dominic Ingle, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Britaniku ka pasur telashe me të ënjtur në syrin e tij të majtë gjatë mesit të luftës, ndërsa ka humbur titullin e tij të botës në versionin IBF në kategorinë velter ndaj amerikanit Spence në duelin e zhvilluar në Sheffield.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrook 31-vjeçar, në shtator të vitit të kaluar kishte pësuar frakturë në gropën e syrit të tij të djathtë në humbjen nga Gennady Golovkin. “Është lëndim i ngjashëm i pësuar në luftë ndaj Golovkinit, por në syrin tjetër tash”, ka thënë Ingle.
Brook është rrëzuar nga amerikani Spence në raundin e dhjetë dhe më pas në të 11-in, para se të dorëzohej.
“Është zhgënjyese që Kell gjen veten në vendin e njëjtë, në luftën e rikthimit të tij, pëson lëndimin e njëjtë. Është shumë e pazakontë të ndodhë kjo. Është dashur kohë e gjatë për të pushuar pas lëndimit të parë dhe e frenoi nga stërvitja”, ka thënë Ingle.
Brook ka thënë se ishte në dijeni qysh në raundin e shtatë se ka dëmtuar syrin, duke treguar se kishte probleme në të parë në vazhdimin e luftës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.