Ylli amerikan i boksit Terence Crawford e ka mbrojtur titullin e botës në versionin WBO në peshën velter. Ai të shtunën mbrëma me kohë lokale në Las Vegas, e mposhti britanikun Kell Brook me nokaut teknik në raundin e katërt.
Për Crawfordin është fitorja e 37-të në po aq meçe në boksin profesionist, ndërsa Brook ka pësuar humbjen e tretë karshi 39 fitoreve.
Përballja ishte e nivelizuar në tri raundet e para, por më pas Crawford shpërtheu, duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpriste duelin.
Crawford 33-vjeçar më herët ka qenë kampion në katër versionet më të mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO) në peshën super të lehtë, por vendosi të ngjitej në kategori, duke fituar titull edhe në atë velter. Ai kishte titull bote edhe në kategorinë e lehtë.
? LEFT NO DOUBT ?@terencecrawford stuns Kell Brook with a big right hand and wastes no time closing the show in Round 4. Goodness ... #CrawfordBrook pic.twitter.com/pvD56GdSdL
— Top Rank Boxing (@trboxing) November 15, 2020