Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli angazhon amerikanin Davis

Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist amerikan për këtë edicion. Ekipi nga Suhareka, të shtunën ka njoftuar se pjesë e ekipit do të jetë Rashun Davis.

Davis (182 cm) tashmë është prezantuar te kampioni në fuqi, me të cilin ka arritur marrëveshje për këtë edicion.

Sezonin e fundit, Davis ka luajtur në Bosnjë e Hercegovinë e Hungari. Në Hungari, ai ishte pjesë e ekipit Szedeak dhe ka pasur një mesatare prej 15.9 pikëve për ndeshje.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Rashun Davis i cili së fundmi ka luajtur tek SZTE Szedeák të Hungarisë”, thuhet në njoftimin e Yllit.

Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni në Superligën e Kosovës, Ylli ka po aq humbje. Të dielën, Ylli përballet në udhëtim me skuadrën e Pejës në kuadër të xhiros së tretë.

Artikuj të ngjashëm