Sport

Yakin lavdëron paraqitjen e Shaqirit

Xherdan Shaqiri

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka lavdëruar paraqitjen e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Spanjës. Ai ka thënë se Shaqiri mund të përshtatet në çdo pozicion në fazën ofensive. Shaqiri luajti ndaj Spanjës në qendër të mesfushës.

Në të kaluarën Shaqiri ka luajtur te Zvicra si sulmues i krahut të djathtë. Zvicra mposhti Spanjën 2:1 në kuadër të grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

“Xherdani e di këtë pozicion. Por, se cili do të luajë varet nga sistemi. Kundër Spanjës ai punoi shumë në mbrojtje dhe në mënyrë të disiplinuar. Ai është një lojtar që mund të përshtatet shumë shpejt dhe është shumë kreativ. Ai gjithashtu mund ta japë pasimin e fundit. Xherdani është në duar të mira në këtë pozicion”, ka thënë Yakin në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes kundër Çekisë. Ndaj përfaqësueses çeke Zvicra luan të martën nga ora 20:45.