Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo, Kuka fiton përballjen e parë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Loriana Kuka - xhudo

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka nisur me sukses në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Kuka mposhti me “ippon” kazaken Nazerke Tileukhanova.

Në rrethin e dytë ajo do ta ketë përballë britaniken Emma Reid.

Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë.

Kosova në Grand Slamin e xhudos ka marrë pjesë me tri xhudiste.

Nora Gjakova fitoi të argjendtën, ndërsa Laura Fazliu u eliminua në rrethin e dytë.