Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Laura një fitore larg medaljes

Laura Fazliu

Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë të repesazhit në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në kategorinë deri 63 kg, Laura e mposhti xhudisten e Austrisë, Lubjana Piovesana. Ndaj saj fitoi me uazari.

Laurës tani i duhet edhe një fitore për medalje të bronztë.


Laura Fazliu në repesazh, e kërkon medaljen e bronztë

Laura Fazliu është duke garuar sot në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti Yeji Kim të Koresë së Jugut. Ndaj saj fitoi me Ippon pas gati dy minuta lufta.

Edhe Laura fiton medalje në Kinë Luftarake Laura fiton medalje në Kinë

Në çerekfinale u përball me Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë. Në një luftë të barabartë, i kushtoi një moment pakujdesie. Mongolja avancoi në gjysmëfinale me një Yuko.

Tani Laurës i duhen edhe dy fitore për medalje të bronztë.