Dy sportistet bindshëm më të mira në vend, Distria Krasniqi e Laura Fazliu do të garojnë këtë fundjavë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Distria garon të premten në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura të shtunën në kategorinë deir 63 kilogramë. Ndërkohë të dielën Shpati Zekaj paraqitet në kategorinë deri 100 kilogramë.
Distria u kthye në gara dy javë më parë dhe fitoi të artën në Grand Prix në Zagreb. Para asaj gare, Distira nuk kishte garuar që nga Botërori i mbajtur më 13 qershor.
Edhe Laura së fundi në ngjarje të mëdha të xhudos ka garuar më 13 qershor, në Botëror.
Distria Krasniqi është xhudistja më e ranguar që paraqitet në Abu Dabi.
Laura Fazliu është bartësja e tretë në kategorinë e saj. Në Abu Dabi garojnë 373 xhudistë nga 52 vende.