Xhudistja Enise Zijade e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U-15 që po mbahet në Greqi.
Ajo në ndeshjen e parë e mposhti turken Hatice Kilickaya Rumeysa, ndërsa e humbi përballjen e dytë me rumunen Cojocaru Mirela Elisa. Në repesazh më pas mposhti bullgaren Elitsa Todorova dhe malazezen Teodorova Stevoviq, duke siguruar të bronztën.
Zijade garon në kategorinë deri 52 kilogramë.
Ndërkohë Sidorela Dodaj u rendit e pesta në kategorinë deri 44 kg.
“Enise Zijade fitoj medalje në Ballkanikun për fëmijë U15! Një grup fëmijësh morën pjesë në garën e mbajtur në Greqi dhe luftuan mirë për të treguar se Kosova ka të ardhme në xhudo. Për kureshtarët një grup prej 20-30 fëmijë ne klubin e xhudos “ Ippon” po rriten afër Majlindës e Fatosit e unë po mundohem të ju tregoj rrugën drejt kulminacionit. E me Projektin ‘Kosova Judo Nation’ do të grumbullojmë edhe të rinj tjerë në Qendrën Nacionale drejt rezultateve serioze për të rritur. Momentin që dikush nga ndihmëstrajnerët e mi ndërton medalje elitare nga mosha e re deri te të rriturit atëherë do të dalë në pension! Deri atëherë po ju pres të punoni, gjithmonë duke ju udhëzuar drejt këtij rrugëtimi”, ka shkruar trajneri i xhudos Driton Kuka në Facebook.