Xhudisti i ri kosovar, Dardan Cena, sot ka shënuar një sukses në Kupën Evropianë për kadetë, të mbajtur në Poloni.
Cena, në kategorinë 66kg, ka fituar medaljen e bronztë në garën Kupa Evropiane U18, Bielso Biala.
Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në Facebook se Cena sot ka fituar medaljen e tij të parë zyrtare.
“Në Judo World Cirkuits për kadet sot në Poloni u mbajt Kupa Evropiane U18 dhe Dardan Cena me tri fitore e një humbje, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 66 kg! Këtu shihet fitorja e tij për medalje të bronztë kundër garuesit Slloven”, ka shkruar ai.
Kosova me një garues dhe një medalje ... EJU U18 European Cup Bialsko Biala Poland Dardan Cena 66 kg Nismë e mbarë...
Posted by Driton Toni Kuka on Saturday, October 10, 2020