Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardan Cena i pari në Kupën Evropiane të xhudos për juniorë

Dardan Cena e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniorë, në Kaunar të Lituanisë.

Cena garoi të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë. Ishte bartësi i parë dhe nuk lejoi befasi. Mposhti Thomas Jacksonin e Britanisë së Madhe, Tadas Calkan e Lituanisë, Eryk Neumannin e Britanisë dhe polakun Adam Kazimierczak.

Në Kaunas po garojnë 178 xhudistë të kategorisë juniore nga 16 shtete të ndryshme.

Dion Sharapolli u ndal në luftën e dytë në kategorinë deri 66 kilogramë. Loris Sharapolli kishte një fitore e një humbje në kategorinë deri 73 kg.

Debora Gjakova nisi me humbje në kategorinë deri 63 kg. Vazhdoi në repesazh ku arriti dy fitore, por u ndal në luftë për medalje të bronztë. U rendit e pesta.