Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardan Cena me medalje të bronztë evropiane

Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos në Prishtinë.

Për vendin e tretë te xhudistës, Dardani e mposhti moldavin Petru Pelivan.

Ndaj tij fitoi në minutat shtesë, pas një lufte shumë të fortë.

Është ky suksesi më i madh i Dardan Cenës deri më tani.