Sport

Xhudistët e Ipponit dominojnë në kampionatin e Kosovës

Xhudistët e klubit Ippon nga Peja kanë dominuar në kampionatin e Kosovës të mbajtur të shtunën në Pejë.

Sportistët e klubit që drejtohet nga Driton Kuka kanë fituar shumicën e medaljeve të arta. Ipponi në përgjithësi fitoi 12 medalje të arta, tri të argjendta e dy të bronzta. Klubi i dytë më i suksesshëm ishte Trepça me një të artë e tri të argjendta. Klubi Sankaku kishte një të artë e një të bronztë. Morën pjesë xhudistë të klubeve Ippon, Trepça, Llapi, Polici, Sankaku, Studenti e Kastrioti.

Te meshkujt medalje të arta fituan Muhamedin Veseli, Loris Sharapolli, Fisnik Hyseni, Akil Gjakova, Arbër Kullashi, Rios Kuka e Shpati Zekaj. Erza Muminoviq, Distria Krasniqi, Fationa Kasapi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu e Loriana Kuka ishin të arta te xhudistet.