Xhudistët e Kosovës kanë dominuar totalisht në Kampionatin Ballkanit që po mbahet në Pejë.
Të shtunën janë mbajtur garat individuale, ndërsa të dielën do të mbahen ato ekipore.
Në garat individuale, xhudistët e Kosovës rrëmbyen hiq më pak se tetë medalje të arta.
Po ashtu, fituan edhe shumë medalje të tjera të argjendta e të bronzta.
Në ditën e parë, të këtij kampionati të mbajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, garuesit kosovarë ishin pothuajse të pa konkurrencë.
Të dielën, në ditën e dytë, do të mbahen garat ekipore, ku Kosova sërish pritet të dominojë.
Nikoqire e këtij Kampionati Ballkanik është Kosova, ndërsa po marrin pjesë më shumë se 10 shtete si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania e Turqia.