Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili shënon gol në Bundesligë

Riola Xhemaili ka shënuar gol në Bundesligën e Gjermanisë në futboll.

Të dielën, Freiburgu barazoi 1:1 në udhëtim me Duisburgun, në kuadër të xhiros së 20-të.

Reprezentuesja e Zvicrës, Xhemaili, në lojë hyri në minutën e 62-të, ndërsa shënoi për 1:0 në minutën e 67-të. Freiburgu është i gjashti me 24 pikë. Për Riolën është goli i tretë këtë edicion.