Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili pritet të kthehet në Itali

Benevento e sheh mesfushorin shqiptar si përforcim të parë për Serie A.

Blerim Xhemaili mund të kthehet në Itali gjatë verës së këtij viti. Interesim për mesfushorin shqiptar ka shprehur skuadra e Beneventos, kanë raportuar të martën mediumet në Zvicër, transmeton Koha.net.

Benevento, që synon kthimin në Serie A, e sheh Xhemailin si përforcimin e parë për edicionin e ardhshëm. Ish-mesfushori i Zvicrës është transferuar në janar te skuadra e Kinës, Shenzhen dhe ka nënshkruar kontratë për dy edicione me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Por, kampionati kinez është pezulluar për shkak të koronavirusit dhe Xhemaili pritet të rikthehet në Itali.

Mesfushori 33-vjeçar është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Beneventos, Filippo Inzaghi.

Futbollisti shqiptar në të kaluarën në Itali ka luajtur për Torinon, Parmën, Napolin dhe Genoan. Pjesë e Beneventos është edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj.

Artikuj të ngjashëm