Blerim Xhemaili ka thënë se kishte dyshime nëse Lorenzo Insigne do të mbijetonte në Serie A. Por, ai pranon se kishte gabuar që në stërvitjen e parë me parashikimin. Në fakt, Xhemaili dyshimt se Insigne mund të luante në Serie A i kishte për shkak të shtatit të vogël të italianit.
Por, Insigne është nëj prej lojtarëve më të mirë në Serie A, ndërsa po shkëlqen te Italia në “Euro 2020”. Xhemaili te Napoli ka luajtur nga viti 2011 deri në vitin 2014. Insigne 30-vjeçar është pjesë e Napolit prej vitit 2010. Por, në periudha të ndryshme është huazuar te Cavese, Foggia dhe Pescara.
“Kur pash Lorenzon për herë të parë, pyeta veten: SI dëshiron ky i vogli të mbijetojë në Serie A? Por, mora përgjigje që në seancën e parë. Ai goditi shtatë topa nga dhjetë. Dhe mendova: Nuk është aq keq...”, ka treguar Xhemaili për gazetën zvicerane “Blick”.
“Edhe në vitin e parë të tij ai nuk u përmbajt. Ai është një ndaj i shkëlqyer, i zgjuar, qesharak. Thjesht një napolitan tipik. Shpresoj shumë që ai ta fitoj titullin me Italinë. Për mua, Itali është skuadra e vetme në këtë Evropian që ka luajtur një rol bindës”, është shprehur ish-futbollisti i Zvicrës.