Sulmuesi boshnjak Edin Xheko do të vazhdojë të veshë fanellën e Romës deri në vitin 2022.
Roma ka konfirmuar se Xheko sot ka nënshkruar kontratën e re me klubin, duke hedhur poshtë kështu spekulimet për një largim të tij nga Olimpico, transmeton Koha.net.
“Aventura vazhdon. Edin Xheko ka nënshkruar kontratë të re me AS Romën”, thuhet në konfirmimin e klubit italian.
Kujtojmë se Xheko është lidhur me një kalim tek Interi në këtë afat kalimtar.
Artikuj të ngjashëm