Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko mbetet te Roma

Edin Xheko do të mbetet te Roma.

Sulmuesi boshnjak ishte i lidhur me një transferim te Juventusi, por klubi ka vendosur të mos e shesë.

Sipas “Gazzetta dello sport”, drejtuesit e rinj të skuadrës duan ta kenë në ekip Xhekon edhe për sezonin e ri, transmeton KOHA.

Përveç Xhekos, klubi italian ka vendosur ta blejë edhe kartonin e mbrojtësit Chris Smalling, që ishte i huazuar nga Manchester Unitedi.

Nga Roma pritet të largohet Alessandro Florenzi, që po kërkohet nga Paris Saint-Germain.